Lëvizja për Drejtësi i ka dal në përkrahje Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo parti e cila u themelua ditë më parë, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e 29 shtatorit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në “mbrojtje të territorit të Kosovës”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, i cili ka postuar një fotografi me liderin e VV-së, Albin Kurtin.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
“Protesta paqësore për të shprehur pakënaqësitë e shumta dhe në veçanti atë të ruajtjes së territorit të Kosovës dhe të ardhmes së saj. Lëvizja për Drejtësi fton të gjithë qytetarët që të bashkohen për këtë kauzë të përbashkët. Të gjithë së bashku më 29 Shtator ora 14”.








