Ballina Auto Lexus heq dorë nga planet për “një makinë elektrike kryesore” në të...

Lexus heq dorë nga planet për “një makinë elektrike kryesore” në të ardhmen

Toyota Motor Corporation ka vendosur të rishikojë strategjinë e saj për makinat elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Lexus.

Si pasojë, është anuluar projekti për prodhimin serik të konceptit LF-ZC, i cili ishte parashikuar si modeli i ardhshëm “flagship” elektrik i markës.

Ky model pritej të sillte një dizajn futuristik dhe teknologji të reja prodhimi.

Po ashtu, ishte planifikuar një autonomi mbi 600 milje dhe fuqi deri në 500 kuaj-fuqi.

Megjithatë, Toyota po e ngadalëson zgjerimin e saj në segmentin e EV-ve për shkak të ndryshimeve në kërkesën globale.

Kompania ka deklaruar se teknologjitë e zhvilluara për LF-ZC do të përdoren në projekte të tjera të ardhshme.