LG nxjerr në shitje një monitor gaming 49-inç

LG thotë se 49GR85DC-B ka certifikimin DisplayHDR 1000 duke sugjeruar se paneli mund të prodhojë ndriçim prej 1000 nits.

LG edhe njëherë tjetër do të zgjerojë linjën e monitorët gaming UltraGear me një model të ri. LG reklamon 49GR8DC-B si një monitor të shpejtë ultrawide me HDR lider.

Monitori ka një panel 49-inç VA me raport 32:9, rezolucion 5120×1440, mbulim 98.5 përqind DCI-P3 dhe një kurbë agresive prej 1000R. Gjithashtu ka një frekuencë rifreskimi prej 240Hz dhe LG pretendon për një përgjigje prej 1ms dhe AMD FreeSync Premium.

LG thotë se 49GR85DC-B ka certifikimin DisplayHDR 1000 duke sugjeruar se paneli mund të prodhojë ndriçim prej 1000 nits.

Edhe pse në pamje të parë duket sikur monitori është ajo çfarë secili gamer ka nevojë, janë disa gjëra që nuk e bëjnë aq joshës. Së pari është çmimi ku LG kërkon 1300 dollarë.

Në 2023 është shumë për një monitor LCD. Gjithashtu panelet VA nuk janë asnjëherë aq të shpejtë sesa prodhuesit pretendojnë dhe është e mundur që ajo që LG premton të mos arrihet.

49GR8DC-B mund të porositet nga disa e sotme në uebsajtin e LG. /PCWorld Albanian