LIBE voton pro liberalizimit të vizave

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar proliberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës,.

Duke kaluar me 30 vota, 10 ishin kundër dhe 3 ambstenime.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e konsideruar se ajo ka mbetur e bllokuar në rajon.

“Janë më të izoluarit në Ballkan, dhe është shumë e vështirë. Dua nga ju që të mbështesni Kosovën në luftën e saj për vizat dhe tani të votoni për liberalizimin e vizave për Kosovën”.