Liderët afrikanë mblidhen në takim të jashtëzakonshëm për “ndihmat humanitare” – VIDEO

Në Malabo, kryeqytetin e Guinesë Ekuatoriale, filloi Samiti i Jashtëzakonshëm Humanitar i Unionit Afrikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në samitin e jashtëzakonshëm janë mbledhur liderët e vendeve të Afrikës, të cilët do diskutojnë hapat që do të ndërmerren kundër krizave humanitare, pandemisë dhe fatkeqësive natyrore aktuale në kontinent.

Nesër liderët do të takohen edhe në Samitin e Jashtëzakonshëm për Terrorizmin dhe Ndryshimet e Qeverive në Kundërshtim me Kushtetutën.

Pas pandemisë së COVID-19, liderët afrikanë po përpiqen të kapërcejnë ndikimin e luftës Rusi-Ukrainë mbi ekonomitë dhe duan që të marrin masa të reja edhe kundër grushteve ushtarake të shtetit që janë bërë më të shpeshta vitet e fundit. /aa