Liderët drekojnë pas takimit me diplomatin amerikan, ende asnjë deklaratë

Liderët kosovarë sot kanë mbajtur një takim me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje politike, David Hale.

Sipas asaj që raportohet në medie, takimi ka zgjatur për rreth një orë dhe ende nuk ka asnjë informacion nga udhëheqësit e shtetit në lidhje me diskutimet në takim.Hale ka qëndruar të premten në Serbi, ndërsa sot po qëndron në Kosovë ku është takuar edhe me krerët e shtetit për të diskutuar në lidhje me pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Diplomati amerikan e ka bërë të qartë se vizita e tij në Serbi dhe në Kosovë do të jetë me objektive të qarta – vazhdimi i dialogut dhe se do të ketë kërkesë ndaj Kosovës për heqje të taksës.Pas takimit, mediet kanë raportuar se Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, Kryeminstri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi janë parë duke drekuar së bashku.

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqje të taksës është e njohur tash e sa kohë, por a do të arrij Hale ta bind Haradinajn i cili këmbëngul që kjo taksë të qëndroj?Ndërkohë, dje në Serbi David Hale kishte bërë thirrje tek qeveria serbe që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të arrihet marrëveshja midis dy shteteve.Gjithashtu, SHBA-të janë duke mbështetur vazhdimisht arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që është e pranueshme për të dy palët, ligjërisht obligative dhe gjithëpërfshirëse. /Lajmi.net