Lionel Messi do të nënshkruajë sot kontratën e re me Barcelonën

Lionel Messi

Lionel Messi do të nënshkruajë sot një kontratë të re me Barcelonën , pasi klubi spanjoll mori një pagesë të konsiderueshme huazimi nga La Liga, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Pas problemeve ekonomike për shkak të koronavirusit, liga më e lartë e Spanjës ka siguruar një kredi të jashtëzakonshme prej 2.7 miliardë eurosh nga CVC Capital Partners, me një përqindje shumicë që do t’i shpërndahet secilit klub.

Barcelona do të marrë 280 milion euro nga La Liga, me 42 milion euro nga kjo shifër që do të ndahen për transferimet dhe pagat, që do të thotë se rinovimi i marrëveshjes me Messin është gati të përfundojë.

34 vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje pesë vjeçare, edhe pse ekziston mundësia që kontrata të përfundojë në mënyrë të njëanshme në vitin 2023. /klan