Liverpool – Real Madrid, parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme

Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen të shtunën (sot) në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade de France”.

Për këtë ndeshje, The Reds do të jenë pa Divock Origin e lënduar, ndërsa në dyshime janë Thiago Alcantara, Fabinho dhe Joe Gomez.

Në anën tjetër, Los Blancos kanë dyshime vetëm te David Alaba dhe Gareth Bale, edhe pse dyshja janë parë duke stërvitur.

Analizë
Liverpool

Fabinho u stërvit me skuadrën dhe Jurgen Klopp konfirmon në anën tjetër se Thiago tani ka një shans të mirë për t’u paraqitur në finale.

Mo Salah dhe Virgil van Dijk u kthyen nga lëndimi në ndeshjen e fundit të Liverpoolit për këtë sezon në ligë dhe do të startojnë në këtë përballje.

Ibrahima Konate pritet të startojë para Joel Matip, gjersa Joe Gomez duhet të jetë në dispozicion, por nuk do të fillojë.

Roberto Firmino dhe Diogo Jota me shumë gjasa do të kënaqen me një vend në stol.

Real Madrid

David Alaba ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit për shkak të lëndimit, me Nachon në gatishmëri për të startuar nëse kërkohet.

Eduardo Camavinga ka impresionuar nga stoli në fazën me eliminim direkt të kompeticionit, por Toni Kroos pritet të marrë vendin e titullarit.

Rodrygo është një nga arsyet kryesore që ata kanë arritur në finale, kështu që ai do të luftojë me Federico Valverde për një vend në krahun e djathtë.

Statistika
Liverpool ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

Janë shënuar mbi 2.5 gola në 9 nga 11 ndeshjet e fundit të Real Madridit (Liga e Kampionëve).

Liverpool ka shënuar të paktën dy gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

Real Madrid ka shënuar të paktën dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

Real Madridi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Parashikim
Liverpooli pritet ta fitojë këtë ballafaqim me një gol dallim.

Formacionet e mundshme
Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold, Henderson, Thiago, Fabinho, Salah, Diaz, Mane.

Real Madrid: Courtois, Mendy, Nacho, Militao, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Valverde, Benzema.