Liverpooli ndalet me barazim nga Brentfordi në trilerin e gjashtë golave

Liverpooli ka barazuar me rezultat 3-3 në udhëtim te Brentfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi, pasi është ndalur me barazim nga Brentfordi.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit, por në fund të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Ethan Pinnock, i cili shënoi për 1-1, por Reds barazuan 1-1 me anë të Diogo Jota.

Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte skuadër më e mirë më kërkuese, e nisi më mirë, por në fund të dyja ekipet shënuan nga dy gola për ta mbyllur ndeshjen në barazim.

Reds shënuan të parët me anë të Mohamed Salah (57’) për 1-2, por vendasit barazuan me anë të Vitaly Janelt (63’) për 2-2.

Liverpooli arriti të kalojë edhe një herë në epërsi me Curtis Jones (67’) për 2-2, por Brentfordi nuk u dorëzua dhe në minutën e 88-të barazoi me anë të Yoane Ëissa për 3-3 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas këtij barazimi, Reds e shohin veten në pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Brentfordi zë vendin e nëntë me nëntë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli luan në shtëpi ndaj Manchester Cityt, ndërsa Brentforti udhëton te West Hami.