Llapi i afrohet vetëm një pikë Ballkanit

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme të enjten ndaj Fushë Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Sami Kelmendi” në Lipjan, Llapi triumfoi bindshëm 3:0.

Golat u shënuan nga Hamdi Namani (23’), Muhamet Hyseni (57’) dhe Ilir Blakçori (68’).

Fushë Kosova luajti me një lojtar më pak nga minuta e 66-të.

Me këtë fitore, Llapi i është afruar vetëm një pikë liderit të Superligës, Ballkanit. Suharekasit kanë 44 pikë në vendin e parë, ndërsa Llapi është i dyti me 43 sosh. Drita e treta me 40.

Fushë Kosova mbetet e parafundit me 11 pikë.