Lokali shfrytëzohej për lojëra të fatit, sekuestrohen disa aparate në Skenderaj

Policia ka kryer një aksion kontrolli mbrëmë në Skenderaj.

Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “28 Nëntori”, policia ka sekuestruar shtatë aparate të lojërave të fatit, dy televizorë për shërbime të basteve, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Nga ky aksion është arrestuar një i dyshuar, raporton Indeksonline.

I njëjti, pas intervistimit është liruar.

Rasti i iniciuar si “Organizim i skemave piramidale” është duke u hetuar nga njësitet relevante