Lot dhe vaj në xhaminë e Bardhit të Madh, familja Gashi i falin gjakun familjes Tërmkolli (Foto/Video)

Në fshatin Bardh i Madh (Bellaqevcë), gjegjësisht në xhaminë e këtij fshati të Fushë Kosovës ka ndodhur pajtimi ndërmjet familjes Gashi dhe Tërmkolli.

Ky akt pajtimi, transmeton Telegrafi, ka ndodhur në prezencën e shumë hoxhallarëve dhe të pranishmëve të tjerë, në mesin e lotëve dhe vajit.

Gjithashtu në këtë pajtim ka qenë e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli.

Bëhet fjalë për një falje gjaku të bërë nga familja Gashi për familjen Tërmkolli.

Ndryshe, në vitin 2014, Shaban Termkolli, e kishte vrarë Labinot Gashin.