Lotus me hiper-veturë elektrike prej 1.000 kuajsh

Prodhuesi britanik i makinave sportive në Kinë, Lotus, po punon fshehurazi në zhvillimin e një hiper-makine elektrike.

Sipas Autocar, projekti me emrin kodues “Omega” është në zhvillim dhe Lotus mund ta paraqesë konceptin që në fillim të vitit të ardhshëm.

Spekulohet se Lotus “Omega” duhet të zhvillojë më shumë se 1,000 kuaj fuqi me autonomi prej rreth 400 km midis dy mbushjeve, transmeton KosovaPress.

Natyrisht, Omega do të ketë një brez të ri baterish me densitet të përmirësuar në mënyrë që pesha të mos ndikojë në performancën e veturës, e cila gjithmonë ka qenë markë tregtare e Lotus.

Nëse këto raportime dalin të sakta, Omega mund të jetë lehtësisht Lotusi më i fuqishëm i të gjitha kohërave dhe të garojë me hiperautomobilin e Bugatti, Koenigsegg dhe, natyrisht, Rimas. Me vetë këtë, spekulohet se do të kushtojë rreth 2.5 milionë dollarë.