Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në fazën e tretë

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka nisur fazën e tretë, e cila do të jetë një nga luftimet e zgjatura, sipas udhëheqësve në Kiev.

“Faza e parë ishte përpjekja për të marrë Ukrainën brenda pak ditësh”, tha këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Victor Andrusiv.

“Faza e dytë ishin përpjekjet për të penguar forcat ukrainase dhe për t’i mposhtur ato në disa zona të rrethuara”, shtoi ai.

“Gjatë fazës së tretë forcat ushtarake ruse do të mbrojnë territoret që kanë arritur të marrin deri më tani”, tha ai.

“Kjo tregon se ata kanë planifikuar një luftë të gjatë. Moska mendon se duke e zvarritur luftën në këtë mënyrë, ajo mund ta nxisi Perëndimin të negociojë dhe të detyrojë Ukrainën të dorëzohet”, tha ai.

“Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych tha se luftimet e deritanishme kanë vërtetuar se imazhi i Rusisë për ushtrinë e saj të dytë të pamposhtur më të madhe në botë është një fals”, njoftoi agjencia UNIAN.

Gjithashtu, Arestovych tha se ai priste një kolaps të afërt të ekonomisë ruse gjatë verës. /atsh