Lukashenko fajëson Ukrainën për provokimet në kufi

Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka akuzuar Ukrainën se ka dërguar 15 mijë trupa në zonën kufitare për të ndërtuar fortifikime, duke i quajtur këto veprime “provokime”.

Lukashenko e lejoi aleatin e saj të ngushtë Rusinë në shkurt që të përdorte territorin bjellorus si një stacion për pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, ai tha se Bjellorusia nuk është pjesë e konfliktit dhe se forcat e saj nuk janë të përfshira në të.

Lukashenko tha se njësia ushtarake ukrainase që mbërriti në kufi bllokoi rrugët, me vendosjen e pikave të kontrollit.

Lukashenko deklaroi se vendi i tij u përfshi në konflikt vetëm për të parandaluar një sulm ndaj Bjellorusisë nën pretekstin e një operacioni special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia. /abcnews