Lukashenko: Nuk duam probleme në kufirin Bjellorusi-Poloni

Alexander Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se nuk duan probleme në kufirin Bjellorusi-Poloni për shkak të personave që dëshirojnë të migrojnë në Evropë dhe se janë të gatshëm të rikthejnë në atdheun atyre ata që duan por se askush nuk dëshiron të rikthehet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me anëtarët e Grupit të Punës së Kushtetutës, Lukashenko lidhur me situatën në kufirin Bjellorusi-Poloni i cili vuri në dukje se Polonia ka probleme brenda dhe me Bashkimin Evropian.

“Ne nuk duam probleme në kufirin tonë. Kjo është kategorikisht dëm për ne. Nuk kemi nevojë që këta njerëz të vendosin në vështirësi popullin tonë, të shëtisin në Minks, në Grodno dhe kryesisht në kufirin ku rojet kufitare punojnë nën një regjim të shtrënguar”, tha Lukashenko.

“Jemi të gatshëm t’i rikthejmë të gjithë në shtëpitë e tyre”

Ai vuri në dukje se kanë bërë gjithçka për të parandaluar grumbullimin e atyre që presin në kufirin në anën e Bjellorusisë. Lukashenko tha se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për ata që duan të kthehen dhe të heqin dorë nga shkuarja në vendet e BE-së.

“Jemi të gatshëm që të gjithë t‘i hipim në avionët e Belavia-s për t‘i dërguar në shtëpitë e tyre, por më duhet të them se këto njerëz janë shumë këmbëngulës dhe askush nuk dëshiron të kthehet”, tha Lukashenko duke tërhequr vëmendjen se kanë kryer edhe një punë aktive për të binduar këto njerëz të rikthehen në vendet e tyre.

“Pak kohë më parë administrata e qytetit Mynih në Gjermani propozoi se dëshiron të marrë këta njerëz në kufi”, theksoi Lukashenko duke propozuar se këta njerëz mund t’i dërgojnë në Mynih me avionë nëse Polonia lejon dhe hap një korridor.

Që nga 8 nëntori në kufirin Bjellorusi-Poloni vazhdojnë të presin mbi 2.000 persona, përfshirë një numër të konsiderueshëm fëmijësh dhe grash të ardhur nga Iraku dhe Siria të cilët përpiqen të kalojnë në Poloni nëpërmjet Bjellorusisë duke kërkuar të emigrojnë në Evropë. /aa