Lushtaku thotë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar në Hagë

sh-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, para nisjes për në Hagë ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar. Ai po ashtu ka treguar se në Hagë do të intervistohet më 16 janar. “Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve. Këto komente Lushtaku i bëri në Aeroportin e Prishtinës, para nisjes për në Hagë. Lushtaku për në Hagë do të shoqërohet nga djali i tij Mërgim Lushtaku dhe deputeti i Kosovës, Milaim Zeka. Kurse, ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Rrustem Mustafa, do të udhëtojë drejt Hagës, në orën 14:35. Lushtaku pritet të japë japë deklaratën e tij në Gjykatën Speciale ditën e mërkure, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë.