Nëpër shumë degë dhe nëndegë ka pasur incidente e rrahje – madje deri tek ato me karriga.
Këto incidente e rrahje mohoheshin vazhdimisht nga krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, herë duke fajësuar mediet e herë duke fajësuar partitë e tjera politike.
Udhëheqësit e kësaj partie shumë shpesh kanë lëshuar deklarata të tilla që njerëzit e partive të tjera po interferojnë në procesin zgjedhor të LDK-së.
Por, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i Gjilanit dhe njëherit njëri nga kandidatët për të marrë postin e të parit të LDK-së, Lutfi Haziri sot e ka pranuar se brenda LDK-së ka pasur rrahje e lëvizje karriqash.
Ai në një postim në Facebook, ka shkëputur një pjesë nga fjala e tij përshëndetëse në Kuvendin e Degës në Viti.
“Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurroj askund. Dijeni që populli shqiptar është gërrditë tash e 106 vjet nga arroganca. Nga ‘muskujt’ kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut. Vetëm me durim, mirëkuptim, tolerancë e afrim, fitohet besimi në familje politike. Në të kundërtën, veç lodheni. #LDK është parti vlerash, e #beses dhe #shpreses
Shkëputje nga fjala përshëndetëse në Kuvendin Degës në Viti, komunë shembull se si rikthehet LDK në qeverisje, i rritjes së solidaritetit dhe besimit politik deri në fitore pa balotazh të Sokol Halitit.”, ka shkruar Haziri. /Lajmi.net/








