Ma perpara e qane bjeshken e Bagdadit se sa e mushe mendjen e ahmakit!

Hazreti Musase ZOTI ia mesoj nje dua qe me shku te nji popull e me ju knu n vesh e nashta zbuten, se ishin dale krejte populli tefteri- kishin lujte menç edhe veç sene t zeza bojshin.
Duaja ish aq e forte, sa nese knohet me zemer edhe Detin e ndajke.
Ai rruges ty shku te ai popull, nji here e provoi duane te nji shkembe, çka me pa shkembi u qa ne dy pjese.
E provoi edhe te nji lis i madh, edhe lisi u nda.
Kur shkoj te populli i mrapshte, ahmaka e t’ kqi e qe kishin lujte menç, badihava ju knojke doven ka disa here n’ vesh.
Veç ma zi u bojke.
Kcejshin si shejtana e u
tranohshin edhe me shume.
Hazreti Musa iku prej tyre.
ZOTI qe e shihke çka po ndodhe, e pyeti Hazreti Musane pse ike.
O ZOT i tha, me Duane qe ma mesove kur ja knova Bjeshkes se Bagdadit u qa n’ dy pjese, kur ja knova lisit u nda n’ dy pjese,
Po veshit t’ ahmakit ma se dhjete here ju knojsha, po s’ ju lejke hiq!!!
Prandaj ka mbete:
Ma lehte e qane bjeshken e Bagdadit se sa e mushe mendjen e ahmakit!

Nga libri Novela – Kallezime popullore Bajram Bytyqi.