“Maarif është fondacioni i vetëm që ka autoritet për arsimimin në emër të Turqisë”

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, vizitoi shkollën “International Maarif Schools of Kosova” në Prizren, e cila do të fillojë mësimin për vitin e ri akademik më 11 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të vizitës së ambasadores Kılıç morën pjesë deputetët e komunitetit turk të Kuvendit të Kosovës Müferrah Şinik dhe Fikrim Damka, konsullja e Përgjithshme e Turqisë në Prizren, Selen Evcit, koordinatori i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mesut Özbaysar, mësimdhënësit e shkollës, nxënësit si dhe prindërit.

Gjatë fjalimit të saj, ambasadorja Kılıç tha se Fondacioni Maarif është fondacioni i vetëm i cili ka autoritetin e mbajtjes së flamurit turk dhe të zhvillimit të aktiviteteve arsimore të Turqisë jashtë shtetit.

“Fondacioni Maarif është fondacioni i vetëm që ka autoritet të zhvillimit të aktiviteteve arsimore në emër të Republikës së Turqisë. Por këtu në Kosovë, për herë të parë në botë po e fillon punën e tij me pajisjet dhe shkollat e veta”, tha Kılıç.

Duke u shprehur se strukturimi i organizatës terroriste FETO jashtë shtetit, e cila ka realizuar tentativën për grusht shteti të 15 korrikut në Turqi, po bëhet nëpërmjet institucioneve duke filluar nga ato të ashtuquajturat institucione arsimore, Kılıç nënvizoi se diplomat e dhëna nga këto institucione nuk do të kenë njohje vlefshmëri në Turqi.

Kılıç po ashtu u shprehu se po vazhdojnë të punojnë me qeverinë e Kosovës për luftimin e strukturimit të kësaj organizate në Kosovë. “Pritja jonë nga të gjitha vendet mike është që ta paraqesin mbështetjen dhe kontributet e tyre konkrete në këtë aspekt. Sepse ne nuk duam që kjo organizatë ta bëjë atë që e ka bërë në Turqi edhe në shtetet e tjera.”

Kurse koordinatori i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mesut Özbaysar, tha se kanë punuar për ta përgatitur këtë shkollë për vitin e ri akademik dhe shtoi se tani ajo i ka të gjitha kushtet e nevojshme fizike për një arsimim me cilësi të lartë. “Të gjitha mjetet e përdorura këtu janë të cilësisë më të lartë. Ne kemi ofruar pajisjet më të mira, këtu përfshihen edhe tabelat e mençura. Ne i kemi zgjedhur pajisjet të kualitetit më të lartë dhe do fëmijëve do t’iu ofrojmë një arsimim të kualiteti në standarde ndërkombëtare”, tha Özbaysar.

Pas fjalimeve pjesëmarrësit vizituan klasat me pajisje të larta.

“International Maarif Schools of Kosova” në Prizren do të fillojë mësimin për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë më 11 shtator me një staf kualitativ të mësimdhënësve.

Dega në Prizren, ka 18 klasa dhe të gjitha ato kanë materiale të cilësisë së parë. Shkolla ka pajisje teknologjike dhe të infrastrukturës. Të gjitha klasat janë të pajisura me tabela të mençura. Përveç kësaj, për lëndën e artit ka atelie, sallë për mbajtjen e lëndës muzikore, dy laboratorë për studime shkencore, laboratorë gjuhësorë për studime në gjuhën angleze dhe në atë turke, klasa e shahut, klasa e informatikës, një laborator kompjuteri për kodim e studime robotike, një bibliotekë për nxënësit që të përfitojnë nga burimet e pasura, etj.

Përveç Prizrenit ky fondacion do të shërbejë edhe me një shkollë në Prishtinë. “International Maarif Schools of Kosova” në muajin qershor kishte organizuar “Bursat dhe provimin e vendosjes së nivelit”, ku 59 nxënësve iu është dhënë bursa prej 100 për qind dhe zbritje në ritme (nivele) të ndryshme.