Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka pritur në takim një përfaqësues të qeverisë kineze në pallatin presidencial në Karakas, disa orë para se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se Maduro ishte kapur pas sulmeve ushtarake amerikane, transmeton Anadolu.
Maduro u takua në Pallatin Miraflores me përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë kineze për çështjet e Amerikës Latine, Qiu Xiaoqi.
“Pata një takim të këndshëm me Qiu Xiaoqi, të dërguarin e posaçëm të presidentit Xi Jinping”, tha Maduro në Telegram.
“Riafirmuam angazhimin tonë për marrëdhënien strategjike, e cila po ecën përpara dhe po forcohet në fusha të ndryshme për ndërtimin e një bote multipolare të zhvillimit dhe paqes”, tha Maduro.
Takimi u zhvillua para se presidenti Trump pretendoi se Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur pas një “sulmi në shkallë të gjerë” dhe është larguar jashtë vendit.
Më herët, Venezuela akuzoi SHBA-në për sulme ndaj objektivave civile dhe ushtarake në Karakas dhe qytete të tjera, si dhe shpalli gjendje emergjence.


