Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.
Kërkon vetëm pak minuta për t’u përgatitur por të mrekullon me shijen e saj.
Makaronat me brokoli dhe gjizë janë ideale për t’u shijuar gjatë darkës, kombinimi i shijes së tyre është perfekt.
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
- 1 pako makarona të gjata ose sipas dëshirës
- 300 gr brokoli të ndarë në degëza të vogla
- 6-7 lugë tue plota me gjizë të freskët
- Kripë
- Vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhra
Përgatitja
- Mbushni një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në zjarr. Sapo të nisë uji të vlojë shtoni kripë dhe disa pika vaj ulliri.
- Kur uji të jetë duke vluar shtoni aty degëzat e brokolit dhe lërini të ziejnë për maksimumi 6-7 minuta.
- Më pas hiqni brokolit nga uji që po ziejnë dhe në tenxheren që zjetë brokolit shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë aq minuta sa thuhet në pakon mbështetjellëse të tyre.
- Ndërkohë që makaronat ziejnë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe hudhrat e shtypura kaurisini për shumë pak, shtoni më pas gjizën dhe vijoni ta kaurdisni.
- Më pas shtoni degëzat e brokolit dhe kaurdisini të gjitha bashkë për maksimumi 2 minuta.
- Kur makaronat të kenë zierë sipas minutazhit të caktuar largojini nga zjarri dhe kullojini nga uji.
- Makaronat e kulluara transferojini sërish në tenxheren që tashmë e keni bosh, shtoni aty salcën e përgatitur me brokoli, gjizë dhe hudhra dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë.
- Servirini të ngrohta dhe më shumë shije mund t’i shoqëroni apo spërkasni me pak djathë kaçkavall të grirë sipër.








