Mallorca zyrtarizon Muriqin si lojtarin më të ri të tyre

Kosovo's forward Vedat Muriqi gestures during a friendly football match between Switzerland and Kosovo at Stadion Letzigrund stadium in Zurich on March 29, 2022. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Tashmë edhe zyrtarisht Vedat Muriqi është lojtari më i ri i Mallorcas.
Ekipi spanjoll ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë të zyrtarizojë sulmuesin kosovar si lojtarin e tyre më të ri, transmeton lajmi.net.

Ata kanë marrë disa skena të filmit ‘Pirates Caribbean’ të aktorit Johny Depp.

Pas skenave të filmit, shihet Muriqi në një jaht luksoz në Mallorca duke kënduar, derisa pastaj kanë ardhur disa nga momentet më të mira të tij sa ishte i huazuar për gjashtë muaj te spanjollët.

Por, ajo që nuk dihet është se për sa vite ka nënshkruar dhe sa ka qenë shuma që ekipi spanjoll ka paguar për kosovarin.