Man City fiton Superkupën e Anglisë pas triumfit në penallti ndaj Liverpoolit

Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur baras në 90 minutat e rregullta për ‘Community Shield’.

Në një ndeshje spektakolare, Liverpool dhe kampionët e Premierligës luajtën 1:1, për të lënë gjithçka në fatin e penalltive.Ndeshja u zhbllokuar  herët nga Manchester City, të cilët kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, në minutën e 12’, shkruan lajmi.net.Liverpool arriti të barazonte rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur po luhej minuta e 78’, me anë të mbrojtësit Joel Matip.

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin lojtarët  e Pep Guardiola, të cilët fituan me rezultatin 5:4.Ishte Gini Wijnaldum ai që gaboi nga pika e bardhë, për t’i dhënë trofeun skuadrës që dominoi futbollin anglez sezonin e kaluar.Kështu, Man City nis sezonin e ri ashtu siç e mbylli të kaluarin, me trofe të fituar.