Maqedoni e Veriut, 389 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19

Vendi po ashtu regjistroi 749 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 287.127 numrin e përgjithshëm të tyre

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 389 raste të tjera dhe 15 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 299.049, prej të cilëve 9.065 kanë humbur jetën.

Vendi po ashtu regjistroi 749 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 287.127 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.901.296 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.624 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.857. /aa