Maqedoni Veriore, 2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindroma Daun, janë viktima të reja të Kovidit 19 në vend. 

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona. Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara. 

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup – 17, nga 8 persona pozitiv me koronë ka në Kumanovë dhe Prilep, katër në Tetovë, dy në Veles dhe një në Strugë dhe Manastir. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 1.367.