Maqedonia e Veriut ka uruar Bosnjë e Hercegovinën (BeH) me rastin e 25 nëntorit, Ditës së Shtetësisë së BeH-së, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut në rrjetet sociale i shprehu urime të përzemërta popullin e BeH-së me rastin e Ditës së Shtetësisë.
“Jemi të gatshëm të forcojmë lidhjet tona të ngushta dhe të vazhdojmë bashkëpunimin mes popujve tanë”, shkroi ministria maqedonase.
BeH sot shënon Ditën e Shtetësisë, datën kur 81 vjet më parë u mbajt seanca e parë e Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Popullor të BeH-së.






