Marka më e re mahniti botën me një veturë të re

Prodhuesi Korean Genesis ka prezantuar një Coupe elektrik nën emërtimin X.

Genesis X është një makinë koncept me të cilën marka premium në pronësi të Hyundai hap një kapitull të ri në historinë e tij të shkurtër, transmeton Telegrafi

Është një automjet GT me linja të theksuara sportive, i cili tregon një drejtim të ri të mundshëm në të cilin Genesis do të lëvizë në të ardhmen e rezervuar për automjetet elektrike.

Prodhuesi Korean përshkruan modelin e kësaj makine si “elegancë atletike” që marka mund të adoptojë për modelet e saj të reja

Pjesa e përparme e automjetit dominohet nga një maskë tipike me të cilën kjo markë e re e makinave premium është e njohur, ndërsa dritat janë bërë në formën e dy shiritave të hollë paralelë LED, një detaj elegant që mund të shihet në modelet standarde të Gensis.

“Kabina” është projektuar në mënyrë që pozicioni i shoferit të dalë jashtë. Brendësia duket shumë luksoze, dhe dizajni është minimalist.

Konstruktorët parashikuan që Genesis X mund të strehonte në mënyrë të qetë katër të rritur dhe t’ju drejtojë në udhëtime më të gjata.