Markat perëndimore të censuruara në televizionet Kineze

Stacionet televizive kineze kanë censuruar logot e markave perëndimore në programet e tyre, si mbështetje për fushatën e pambukut të Kinës në Xinjiang.

Ky veprim ka vonuar disa transmetime, pasi redaktorët pas produksionit censurojnë gjithçka, nga bluzat te këpucët.
Shitësit perëndimorë po përballen me një reagim të ashpër në Kinë pasi ata shprehën shqetësimin në lidhje me shfrytëzimin e punëtorëve të pakicës muslimane Ujgure për punë të detyruar në prodhimin e pambukut.
Pekini e mohon këtë gjë, dhe shumë marka janë përballur me bojkot ditëve të fundit.
Ka pasur një zemërim masiv në internet dhe të famshmit kinez kanë ndërprerë publikisht lidhjet me markat perëndimore duke shprehur mbështetje për prodhimin e pambukut në rajonin Xinjiang.
Çështja e pambukut shpërtheu pasi SHBA-të dhe qeveritë e tjera perëndimore rritën presionin ndaj Kinës për abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut në rajonin veri-perëndimor të Xinjiang.
Në dhjetor BBC publikoi një hetim të bazuar në kërkime të reja që tregojnë se Kina po detyronte qindra mijëra njerëz, përfshirë Ujgurët muslimanë në punë të detyruar në fushat e pambukut të Xinjiangut. /Mesazhi.com