Maroku bën historinë, kalon në gjysmëfinale dhe çon në shtëpi Portugalinë

Maroku gjysmëfinalisti i tretë i Kampionatit Botëror.

Maroku mposhti minimalisht 1:0 portugezet duke shkuar kështu në gjysmëfinale.

Të dy kombëtaret u munduan të gjejnë golin, por më të saktë ishin marokenët.

Portugalia kishte mundësit e tyre me Joao Felix në disa raste, por lojtari qëlloi jashtë kornizës së portës.

Në anën tjetër, Maroku krijuan raste të rrezikshme, duke shënuar edhe njëherë.

Po rridhte minuta e 42` kur En Nesyri shënoi pas gabimit të Diogo Costa dhe i dha epërsinë Marokut.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë portugezët tentuan të barazojnë shifrat, por nuk arritën.

Në pjesën e dytë Portugalia kërkonin golin e barazimit në çdo mënyrë, por hasën në një mbrojtje të çeliktë.

Joao Felix kishte mundësin më të mirë për të çuar ndeshjen në vazhdime, por intervenoi Bono.

Maroku në gjysmëfinale takohen me fituesin e ndeshjes Angli – Francë.