Marrëdhëniet tona me të tjerët determinojnë LUMTURINË tonë

Sipas një studimit, prej më shumë se 80 viteve, tani të udhëhequr nga Robert Waldinger, i cili thotë:
‘Zbulimi befasues është se marrëdhëniet tona dhe sa të lumtur jemi në marrëdhëniet tona, ka një ndikim të fuqishëm në SHËNDETIN tonë. Të kujdesesh për trupin tënd është e rëndësishme, por kujdesi për marrëdhëniet është gjithashtu një formë e kujdesit për veten’
Është shumë e thjeshtë…,
Vetëm kujtojeni kohën kur kemi qenë më të varfër por marrëdhëniet mes nesh kanë qenë në piedestalin më të lartë…, dhe se çfarë lumturie kemi përjetuar!
Sipas shkencës njeriu është qenie SOCIALE dhe shoqërimin e ka të domosdoshëm.
Çfarë po prisni…?
Filloni prej tani t’i përmirësoni marrëdhëniet tuaja me të tjerët, duke filluar prej;
marrëdhënieve me VETVETEN, pastaj me FAMILJARËT, dhe me SHOQËRINË në përgjithësi.

Nga: Vehbi Zeqiri