Industria e mbrojtjes ishte në qendër të bisedimeve dypalëshe Itali Turqi, ku u nënshkrua një marrëveshje e re bashkëpunimi ndërmjet kompanisë turke Baykar dhe gjigantit italian Leonardo. Kjo marrëveshje synon të zgjerojë bashkëpunimin përtej teknologjisë së dronëve, duke përfshirë sistemet raketore, mbrojtjen ajrore dhe potencialisht edhe fushën hapësinore.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi marrëveshjen si më shumë sesa një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes:
“Kjo është një partneritet strategjik afatgjatë. Do të forcojë si industritë tona, ashtu edhe pozicionin tonë gjeopolitik.”
Marrëveshja konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së pavarësisë teknologjike dhe aftësive mbrojtëse të të dy vendeve thuhej më tej në njoftim.