Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Marrëzia opozitare përvëlon ish-vilën e Enver Hoxhës me njerëz brenda

Marrëzia opozitare përvëlon ish-vilën e Enver Hoxhës me njerëz brenda

Berishizmi trushkulur që vijon të mbajë në pushtet Edi Ramën

U duk se do kalonte e qetë protesta e radhës së opozitës, sidomos pas precedentit të rëndë të molotovëve dhe gazit lotsjellës në oborrin e Namazgjasë, por jo. Duke i qëndruar besnike marrisë së saj zjarrvënëse, përcjellëse e delikuencës mendore të Berishës, molotovët kësaj here u drejtuan drejt ish-vilës së Enver Hoxhës, orej muajsh një lloj pikëkatakimi artistësh nga bota, duke tmerruar ata që ndodheshin brenda, pikërisht të tillë, mbledhur për një aktivitet.

Më saktë, siç raportohet, brenda kanë qenë tre persona personel dhe shtatë artistë të huaj.

Dhe kësaj çmendurie i ka vënë vulën vetë Berisha, duke deklaruar, marrëzishëm, siç është karakteristike për të:  “Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale, mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese. E gjitha ishte shpërthim urrejtjeje ndaj Edi Ramës, jo ndaj ndërtesave, por Edi Rama nuk banonte atje miq, Edi Rama banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi, tani fut jo një agjent por 120 agjentë, nuk do ikësh më, e dimë ku je”.

Kështu, një opozitë e marrë, pasi udhëhiqet nga një i marrë, vijon t’i mundësojnë Ramës pushtetin dhe vetes opozitën, pa e kuptuar, rënë në një idiotësi totale se pa ata, qeveria bie fët e fët, me ata përballë, ngjan lule edhe pse zhytur në marrëzi qeverisëse. /tesheshi