Marshohet për Astrit Deharin me moton “Një popull për drejtësi”

Ka nisur marshi për Astrit Deharin në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi”, raporton Ekonomia Online.

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për t’u bërë pjesë e këtij marshi.

Të pranishëm në këtë marsh janë edhe figura të shumta politike nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Marshi do të vazhdoj deri te Prokuroria Speciale.

Sot bëhen tri vjet kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri më sot.