Masakrat ndaj civilëve në Halep, në 6 ditë 323 të vrarë

Nga sulmet ajrore të ndërmarra që prej 19 shtatorit e deri tani kundër vendbanimeve civile nga regjimi i Bashar al Asadit dhe Ushtria e Rusisë në Siri kanë humbur jetën 323 civilë dhe janë plagosur 1.334 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas marrëveshjes për armëpushimin e arritur nën udhëheqjen e SHBA-së dhe Rusisë dhe e cila 1 javë më pas u përfundua nga regjimi, vazhdojnë sulmet ajrore intensive kundrejt civilëve në Halep, në veri të vendit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet spitalore të improvizuara dhe nga ekipet e mbrojtjes civile të cilët kryejnë punimet e shpëtimit në Halep, mësohet se që nga 19 shtatori e deri tani nga bombardimet e regjimit dhe të Rusisë janë vrarë 323 persona dhe janë plagosur 1,334 të tjerë.

Sulmet janë intensifikuar në rajonin Kafr Hamra dhe në lagjet Bustan el Kasr, Meshhed, Kellese, Firdevs, Beshtakin, Ensari, Katırci, Bab El Nejrab, Salihijin, Maadi, Tarik el Bab, Sahur, Merce, Karm Hamud, Shejh Hadır, Sukkeri, Shear, Mujesir dhe Mesekin Hananu të cilat ndodhen në lindje të rajonit qendror dhe nën kontrollin e opozitarëve.

Regjimi dhe Rusia gjithashtu edhe ditën e djeshme sulmuan vendbanimet civile në rajonin Bab të cilat janë nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.