MASHTI jep 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kanë hapur konkursin për bursa për nxënës në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional, në drejtimet deficitare, si dhe bursa për vajza në drejtime teknike.

Nagavci ka shkruar në Facebook se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor.

“Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike. Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat. Bursat për drejtimet deficitare: Teknik për dizajnin e mediave interaktive, instalues elektrik, veterinë, mekatronikë, asistent i turizmit dhe udhëtimeve, përpunimi i drurit/zdrukthtar, hortikulturë. Bursat për vajza në drejtimet teknike:Metalpunues, Instalues elektrik, instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit, automekanik, teknologjia e reciklimit, teknik i sistemeve të TIK-ut. Si ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim. Detajet në këtë link: https://masht.rks-gov.net/vendim-2/…”, ka shkruar ajo.