Mbahen funeralet në Gaza ndërsa Izraeli rifillon sulmet ajrore

Të paktën 26 palestinezë mbetën të vrarë në sulmet izraelite në Gaza ndërsa Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, pas disa ditësh tensionesh në Jerusalem.

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet e saj në Rripin e rrethuar të Gazës të martën në mëngjes, duke synuar disa zona pasi raketat u hodhën nga enklava.

Të paktën dy njerëz janë vrarë të martën, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza. Sulmet e reja vijnë disa orë pasi të paktën 24 palestinezë – përfshirë nëntë fëmijë – u vranë në sulmet ajrore izraelite brenda natës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Sulmet me raketa erdhën pas ultimatumit nga Lëvizja Hamas qe qeveris me Gazën ku kërkonin që Izraeli të largonte forcat e tyre të sigurisë nga kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, forca të cilat kishin shkaktuar dhunë  e terror ndaj besimtarëve gjatë namazeve ditore për disa ditë radhazi.

Policia izraelite sulmoi kompleksin, duke gjuajtur bomba  shurdhuese dhe gaz lotsjellës ndaj adhuruesve palestinezë brenda xhamisë në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Më shumë se 700 palestinezë u lënduan në Jerusalem dhe përtej Bregut Perëndimor të okupuar gjatë 24 orëve të fundit raporton Al Xhazira. /Mesazhi.com