Mbahet takimi i dytë konsultativ i Komisionit të Pajtimit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do të mbajë takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Kjo iniciativë e ideuar prej tij, sipas Thaçit, është iniciativë e brendshme për t’i tejkaluar urrejtjet dhe armiqësitë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë.