Ballina Lajmet Kosovë Bekim Sejdiu kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu është prezantuar si kandidati konsensual për president nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese u prezantua të hënën pas takimit që zhvilluan Kurti e Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së që foli për media tha se janë zhvilluar takime të gjata dhe jo të lehta.

Ai duke vlerësuar kontributin dhe përgatitjen e Sejdiut ka bërë thirrje që të ecët pa vonesa në formimin e institucioneve.