Mbi 21 mijë raste aktive me COVID-19

Situata me COVID-19 në Kosovë është bërë alarmante. Numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në vlera rekorde – 21 mijë e 922.

Edhe numri i personave që po vdesin nga COVID është shqetësues.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se kanë vdekur 13 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm nga fillimi i pandemisë, në 2356 që kanë humbur betejën me këtë virus, shkruan Reporteri.net.

1901 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 10 mijë e 848 mostrave, ndërsa dje janë regjistruar 433 pacientë të shëruar.

MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.

Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.