Mbi 26 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Tashmë vendi ka hyrë në një fazë të re dhe numri i rasteve që po shfaqen me Covid-19, ka pësuar një ngritje të madhe në muajin e fundit krahasuar me atë të korrikut, e qershorit, raporton IndeksOnline.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në mbarë vendin numri total i rasteve aktive me Covid-19 është 26 mijë e 525.

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

E numri i të vdekurve gjatë një dite ka shënuar sërish një shifër të zezë, 20 persona kanë humbur betejën me Covid-19.