Rreth 350,000 palestinezë në Rripin e Gazës vuajnë nga sëmundje kronike, sipas një zyrtari të Shoqatës Palestineze për Ndihmë Mjekësore (Palestinian Medical Relief Society), raportoi Al Jazeera.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) paralajmëroi të enjten se “sistemi shëndetësor në Gaza është në kolaps”.
Zyrtarë të OKB-së, mjekë në terren dhe organizata ndërkombëtare humanitare kanë akuzuar prej kohësh forcat izraelite për sulme të qëllimshme ndaj punonjësve shëndetësorë dhe institucioneve mjekësore. Sipas tyre, këto veprime janë pjesë e një strategjie për ta bërë jetën të pajetueshme për popullsinë palestineze në territorin e rrethuar.
Ndërprerja e shërbimeve shëndetësore, mungesa e ilaçeve dhe pamundësia për të ofruar trajtim për sëmundjet kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe tensioni i lartë janë kthyer në një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qindra mijëra banorëve.
OJQ-të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të siguruar ndihma mjekësore, hapje të korridoreve humanitare dhe mbrojtje të objekteve shëndetësore dhe personelit mjekësor në Gaza.




