Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,1 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 4.101.974 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA me gjithsej 1.347.309 raste deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 262.783 raste, Italia me 218.268, Britania 215.260, Rusia 198.676, Franca 176.658, Gjermania me 171.324, Brazili me 156.061, Turqia me 137.115 dhe Irani me 106.220 raste me COVID-19.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82.901 raste.
Vendet e tjera me mbi 20 mijë të infektuar janë si në vijim:
“Kanadaja (67.702), Peruja (65.015), India (62.939), Belgjika (52.596), Holanda (42.382), Arabia Saudite (37.136), Meksika (33.460), Zvicra (30.251), Pakistani (29.465), Ekuadori (29.071), Portugalia (27.406), Kili (27.219), Suedia (25.921), Irlanda (22.760), Singapori (22.460), Bjellorusia (22.052) dhe Katari (21.331)”.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 280 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa rreth 1,4 milionë njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka rreth 2,4 milionë raste aktive që presin shërimin.








