Mbi 700 profesionistë shëndetësorë u vaksinuan sot

Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm sot mbi 700 profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësorë do të vazhdojë me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim.

Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm.