Mbikëqyrja e zbatimit të masave, policia dhe inspektorati në aksion në Prishtinë

Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal i Prishtinës kanë dalë në terren.

Që nga dita e sotme të gjitha ata që nuk vendosin maskë do të mund të gjobiten nga 500 deri në 1 mijë euro.

Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës, të dielën ka marrë vendim që zbatimi i masave të jetë më rigoroz dhe në këtë mënyrë ka kërkuar nga policia dhe inspektoratet gjegjëse që të mos tolerojnë asnjë qytetar apo asnjë individ që shkel masat mbrojtëse, shkruan lajmi.net.

E si duket policia dhe inspektorati i Prishtinës iu kanë përgjigjur kësaj thirrje të ekzekutivit dhe që nga dita e sotme janë duke ndaluar qytetarë nëpër rrugët e kryeqytetit të cilët nuk i kanë të vendosura maskat.