Mblidhen mbi 11 mijë nënshkrime në mbështetje të Blerim Rekës për president

Shtabi qendror i Aleancës për Shqiptarët (ASH) ka njoftuar se për një ditë e gjysmë janë mbledhur mbi 11.000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e profesorit Blerim Rekes si kandidat i pavarur për President, i mbështetur nga ASH dhe Lëvizja BESA.

Shtabi qendror i ASH, shtabet e lokale të degëve dhe nëndegëve të ASH ishin në mobilizim të plotë, duke dhënë ndihmën e nevojshme me te gjitha resurset partiake në grumbullimin sa ma te shpejt të nënshkrimeve te nevojshme, transmeton Indeksonline.

Shtabi qendror i ASH, ka falendëruar të gjithë qytetarët e rëndomtë, aktivistëve partiak, që deponuan nënshkrimet e tyre për ti dhënë kahjen juridike dhe formale kandidaturës seë prof. Blerim Rekës për President.

Po ashtu, ASH ka falendëruar edhe kryetarin Ziadin Sela, që me nënshkrimin e tij i hapi rrugë fitores dhe suksesit të përbashkët të shqiptarëve.