Mblidhen qytetarë serbë në veri, në pritje të zyrtarëve të Serbisë

Rreth 300 qytetarë serb janë mbledhur tek vendi i quajtur “Vojni Remont”, në veri të Mitrovicës për të pritur zyrtarët serbë, të cilën kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në një tryezë diskutimi me temë “ gjendja e serbëve në Kosovë”.

Policia e Kosovës po mundohet t’i bindë qytetarët të shpërndahen pasi zyrtarët serbe Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq, pasi zyrtarët serbë nuk do të jenë prezent në këtë takim.

Telegrafi po ashtu provoi të marrë prononcim nga zyrtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur.