Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Kosovës do të mblidhet sonte për të diskutuar lidhur me situatën e përshkallëzuar në Ukrainë.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.
“Sonte në mbrëmje mbahet takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, ka thënë ai.
Ndryshe, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti, shtet ky territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pavarësisht sesa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.