Sevilla dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, por ‘Mbretërit’ kalojnë tutje pas fitoren 3-0 në ndeshjen e parë.
Në pjesën e parë të ndeshjes, të dy skuadrat ishin të barabarta duke rrezikuar disa herë portat e njëra-tjetrës.
Megjithatë, ishin vendasit atë që gjetën golin e vetëm në këtë pjesë, pasi pas një harkimi në zonë në minutën e 10-të të ndeshjes, mbrojtësi brazilian, Danilo, devijoi gabimisht topin duke shënuar autogol dhe kështu përfundoi kjo pjesë.
Në pjesën e dytë, djelmoshat e Zinedine Zidanes arritën të kthehen shpejt në lojë, duke shënuar golin e barazimit pas vetëm tre minutave lojë në këtë pjesë, ku anësori spanjoll, Asensio, shënoi një supergol nga një depërtim thuajse nga zona e portierit të tij.
Por, Reali nuk mundi të mbaj gjatë barazimin, pasi Stefan Jovetic shënoi një supergol në minutën e 53-të, gol ky në debutimin e tij me Sevillën, që erdhi pas vetëm tetë minutave të tij në fushën e blertë.
Në vazhdimin e ndeshjes, Sevilla arriti të gjej edhe një gol me anë të mesfushorit Iborra, i cili shënoi në minutën e 78-të nga afërsia për 3-1.
Pas katër minutave lojë, Real Madrid arriti të ngushtoj epërsinë me anë të kapitenit Sergio Ramos, i cili shënoi nga penalltia me stilin ‘panenka’ për 3-2.
Deri në fund të takimit, dy skuadrat arritën të krijojnë edhe disa raste të tjera, por ishte Reali që gjeti golin e barazimit 3-3 me anë të Karim Benzemas, duke përfunduar ndeshjen si duhet dhe duke u kualifikuar tutje në Copa del Rey.