“Mburoja e Eufratit”, goditen dhjetëra pozicione të DEASH-it dhe PKK/PYD-së

Sipas njoftimit të bërë nga Forcat e Armatosura Turke mësohet se vazhdon në ditën e 64 Operacioni “Mburoja e Eufratit” në Siri, i cili ka nisur me qëllim rritjen e sigurisë kufitare duke mundësuar zmbrapsjen e kërcënimit që krijojnë organizatat terroriste kryesisht DEASH-i si dhe për të mbështetur forcat e koalicionit.

Në kuadër të operacionit grupi i forcave me detyrë speciale i përbërë nga elementët e opozitarëve me mbështetjen intensive nga ajri dhe toka kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të rajoneve Tall Nayif, Tall Kaladjah, Kassar dhe Tiltanah në jug të rajonit Aktarin. Gjithashtu vazhdojnë veprimet për pastrimin e minave dhe lëndëve shpërthyese artizanale.

Si pasojë e sulmit ajror me bomba fuçi nga një helikopter i elementëve të regjimit ndaj opozitarëve në rajonin Tall Nayif njoftohet se janë vrarë 2 opozitarë dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Ndër të tjera njoftohet se si pasojë e një sulmi me autobombë nga DEASH-i në rajonin Ak Burhan në juglindje të rajonit Aktarin kanë humbur jetën 2 opozitarë dhe janë plagosur 21 të tjerë si dhe 7 automjete janë shkatërruar. Që nga fillimi i operacionit e deri tani opozitarët kanë arritur të vendosin kontrollin në një hapësirë prej 1.300 kilometër katrorë në 163 zona vendbanimi.